Dhunë barbare mes tifozëve në Shkodër

Tifozët e ekipit të Tiranës janë përleshur me njëri-tjetrin në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Incidentet ndodhën teksa bardheblutë po humbisnin 2:0 përballë verilindorëve të Kukësit, ndeshje kjo e vlefshme për Superioren. Për shuarjen e sherrit mes grupimit “Tirona Fanatis”, është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët kanë nxjerrë jashtë stadiumit ultrasit kryeqytetas.