Berisha tregon kush e vrau biznesmenin në Shkodër

Kur ka kaluar 24 orë ka ekzekutimi i biznesmenit Arjan Ferracaku, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta. Ai thotë se ka gjetur fajtorët e krimit të frikshëm në Shkodër. Në një status në facebook, ai thotë se 30-vjeçarin e ka vrarë një bandë që sipas tij është e kryeministrit të vendit Edi Rama. “Arjanin e vranë bandat e Norigës, ndërsa Kallam Dështaku përpiqet të mbuloj krimin e shëmtuar duke shpërndarë abetare në një show abuziv me fëmijë të klasës së parë! sb”, akuzon ish-kryeministri.