Bazilika e Elbasanit e shndërruar në gërmadhë

Pak muaj më parë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro premtoi se për Bazilikën e Elbasanit, do të niste investimi e se do të ishte një atraksion turistik duke e shndërruar qëndren e qytetit në kurorë të antikitetit.

Ndonëse çdo turist viziton qendrën e Elbasanit, do t’i afrohej Bazilikës vetëm nëse ciceroni do t’i orientonte aty. I shpallur monument kulture i kategorisë së parë, afresket e kësaj bazilike kanë nevoja specifike për rehabilitim pasi i nxehti në verë dhe dimri me shirat jo vetëm e demtojnë por e kthejnë në një grope me uje.

Sezoni i turizmit në Elbasan nuk përfundon me stinën e nxehtë pasi gjatë vjeshtës vijojnë turistë dhe se bazilika do duhet të vizitohet vetëm nëpërmjet ciceronit deri në momentin që Ministria e linjës të akordoje një fond për investim.