”3 javë në Shkodër, më shumë krime se në të gjithë Europën”

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku një ditë më parë në Shkodër. Duke shkruar në faqen e tij në facebook, ish-kryeministri akuzon Edi Ramën dhe qeverinë e tij si të lidhur me krimin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas ish-kryeministrit, në Shkodër kanë ndodhur më shumë krime se në të gjithë Europën.

Reagimi i plotë

Në Shkodër, në tre jave më shumë vrasje dhe pengmarrje se në të gjithë Europen! Te dashur miq, forca e krimit e bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng ne tre jave qytetare e biznesmene me shume se sa ne te gjithe Europen te marre se bashku.

Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot forca e krimit ekzekutoi biznesmenin e radhes, Arjan Ferracaku.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes denoncoj situaten dramatike dhe sundimin e plote te bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Edi Ramen dhe u bej thirrje qytetareve te Shkodres dhe mbare Shqiperise te ngrihemi per te permbysur sa me pare Edvin Kristaq Ramen dhe regjimin e tij te krimit!