Sulmi ndaj gazetares, vështirësi për të rënë në gjurmët e autorëve

Policia po has vështirësi në zbulimin e autorëve të sulmit me armë në banesën e babait të gazetares, Klodiana Lala. Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja ka ndodhur në një zonë të “varfër” sa i përket elementëve të sigurisë.

Ndonëse janë kqyrur disa kamera sigurie, sipas hetuesve ende nuk është përftituar ndonje e dhënë konkrete mbi autorin që qëlloi me breshëri automatiku në orët e para të së enjtes. Po ashtu ngjarja ka ndodhur në një orë të vonë duke mos lënë pas dëshmitarë. Ndërkohë policia thotë zyrtarisht se ka kryer edhe disa verpime të tjera shtesë, me metoda speciale të hetimit por pa dhënë detaje.

Nga ana tjetër vetë gazetarja Lala në deklarimet e dhena si në polici ashtu edhe prokurori ka pohuar se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës së saj pasi as ajo dhe as familjarë të saj, nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person.

Banesa e Arif Lalës, babait të gazeares, e cila ra pre e sulmit më armë ndodhet në zonën e Laknasit që mbulohet nga komisariati i Vorës por në hetime është përfshirë edhe komisariati nr. 5, si dhe agjentët më të mirë të krimeve kundër jetës në policinë e Tiranës.