Rudi Vata, qytetar nderi i Bashkisë Malësi e Madhe

Bashkia Malësi e Madhe i dorëzoi sot titullin, “Qytetar Nderi” ikonës së sportit Shqiptar Rudi Vata.

Sportisi i njohur u dekorua me motivacionin: “Për vlera të pamohueshme në fushën e futbollit, si futbollist profesionist. Kapiten i ekipit kombëtar dhe i disa skuadrave të njohura të futbollit europian por edhe si specialist në fushën e futbollit bashkëkohorë. Një kontribues i veçantë për lartësimin e trevës sonë Malësi e Madhe dhe më gjërë, që me përkushtimin e tij i bën nder gjithë kombit Shqiptar”.