Politikanët e “fiksuar” pas Ronaldos, pas Ramës radhën e ka kryeministri i Portugalisë

Cristiano Ronaldo do të luajë sot ndeshjen e tretë në Seria A me fanellën e Juventusit, teksa do të sfidojë parmën. Në “Tardini” Cr7 do ta nisë nga minuta e parë, në kërkim të golit të parë me fanellën bardhezi.

Në javën e dytë në stadium për ta parë nga afër portugezin ishte edhe kryeministri ynë Edi Rama, i cili para ndeshjes bëri edhe një foto me sulmuesin e njohur. Sonte në mbrëmje ndërkohë do të shkojë një tjetër personalitet, por këtë herë nga politika portugeze.

Kryeministri i vendit luzitan, Antonio Costa, ka mbërritur që dje në mënyrë sekrete për shkaqe sigurie, ndërkohë që sot do ta ndjekë nga pranë ndeshjen me sekretarin e Partisë Demokratike, Maurizio Martina. /Koha Jonë/

Antonio Costa, 57 anni, Epa