Petrit Vasili: Qeveria përgjegjësja e vetme për rrënimin e ekonomisë dhe rendit

Petrit Vasili thotë se qeverisë Rama i ka dalë nga duart situata e rendit dhe sigurisë. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se e gjithë kjo është pasojë e inkriminimit të strukturave shtetërore dhe trafiqeve.

Debati politik i orëve të fundit është orientuar në fakt tek një vrasje që është regjistruar në Shkodër që vjen në fakt pas disa vrasjeve të tjera që nuk janë zbardhur. Çfarë tregon për rendin dhe sigurinë diçka e tillë?

Është evidente që, rendi dhe siguria në vend kanë qenë tronditur prej kohësh. Dhe faktet e njëpasnjëshme tragjike për fat të keq provojnë po e them sërish për fat të keq që kjo situatë sa vjen dhe rëndohet pasi ngarkesa që ka, politika negative që ka drejtimi qeveritar në tërësi por në mënyrë të veçantë dhe ai i Ministrisë së Brendshme, të cilët janë ngarkuar prej kohësh, prej vitesh me një histori të një tërheqje përpara luftës me krimin e organizuar. Dhe përkundrazi krimi i organizuar është që e fiton betejën dita ditës së pari dhe së dyti, inkriminimi i thellë me veprimtarinë e dorgës, si një veprimtari kriminale e shumanëshme, janë prova evidente që kjo qeveri nuk mund më ta kontrollojë situatën e rendit në Shqipëri dhe kjo situatë e rendit ka dalë nga duart. Aq më keq akoma dhe këtu doja të përfundoja. Deklarimet janë kaq cinike do thosha unë për fat të keq, janë dhe të pashpirta. Pasi ne sot dëgjuam dhe deklarata të ministrit që thoshte se situata e rendit është në rregull nuk kemi pasur vrasje. Kryministri harron ngjarjet e tmerrshme të Selenicës, ngjarjet të përditshme që ndodhin, vrasje të vazhdueshme që ndodhin në gjithë territorin.

Ngarkohet qeveria me përgjegjësi për këto raste?
Po situatën e krimit dhe të rendit në Shqipëri kush e kontrollon? Do ja kërkojnë dhe këtë opozitës? Se këta janë marrosur dhe këta kanë vetëm një princip, çdo gjë e keqe është e të tjerëve, ne jemi këtu vetëm për të qëndruar dhe për të uzurpuar ato karrige që kemi aty dhe jemi shumë të vëmendshëm thonë kur kemi për të ndarë ndonjë koncension, kur kemi për të ndarë ndonjë interes, material ekonomik. Kurse këtë situatën e rendit kush do përgjigjet për këtë? Po sigurisht ata kanë marrë përrgjegjësitë shtetërore dhe politke dhe kushtetuese për ta përballur. S’janë të zotë, situata u ka ikur nga duart. U ka ikur, pse ju ka ikur mnga duart? Po ua them prapë? Një inkriminim i thellë me krimin dhe kriminelët të cilët janë ata që bëjnë ligjin dhe ju keni parë fakte publike plot, përderisa ata qeverisin radarët e ushtrisë që droga të bëjë festë kur ka ngjarje të jashtëzakonshme si ajo e Maminasit për me qindra milionë euro drogë të cilët i dekonspirojnë dhe plot aksione të tjera. Çfarë do ndodhë? Ka moral kjo, ka fuqi kjo, ka mundësi kjo polici, ky rend, kjo qeveri që të luftojë me kriminelin përderisa i ka përdorur dhe në fushatë zgjedhore, gjë që është vënë në dukje dhe nga OSBE? Pra, kur je njish me kriminelin nuk e lufton dot. Kjo është dita e largimit.

Mbetet vetëm problem i qeverisë apo është dhe më i gjerë lidhja e politikës me krimin?
Është lidhja e qeverisë me krimin, jo e politikës me krimin, pasi është e dukshme jo përkeqësimi, por rëndimi i jashtëzakonshëm i situatës së rendit në Shqipëri por mbi të gjitha situatës së trafiqeve. Nuk duan ta thotë opozita. E kanë merak të madhë këtë ta thotë opozita. Po mirë e ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit. E ka thënë Europol, e kanë thënë raportet e BE, lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve ishte një nga ato jo me 15 kushte por me 13 kushte, tani kjo është në sytë tuaj. Nuk duan ta dëgjojnë nga opozita sepse janë kaq të prapambetur dhe janë kaq vulgar që nuk e kuptojnë dot që shoqëria që jetojmë, demokracia që jetojmë ka mazhorancë dhe opozitë. Po mirë, nuk duan, ska asnjnë shqetësim për ne. Po partnerët euroatlantik ua thonë dhe ua kanë vënë kusht, do të thotë pse? Sepse u ka shkarë në mënyrën më të rrezikshme kjo situatë e rendit. Dhe ndaj kësaj nuk ka justifikim. Ndaj kësaj duhet të ketë reflektim politik. Reflektimi i parë politik është, ata që nuk përballojnë dot qetësinë e shqiptarëve, pasi kur rendi ka dalë nga duart edhe ju, edhe unë, edhe familjarët tanë, kushdo janë të rrezikuar. Kësaj nuk kemi ça i themi ndryshe. Këtu nuk është puna për të bërë politikë. Por një krim që ndodh në mes të ditës me kallashnikov, bashkë me viktimën, mund të dëmtojë dhe shumë qytetarë të tjerë. Siç ka ndodhur për fat të keq. Pra, kjo situatë kërkon përgjigje të shpejtë dhe të menjëjhershme politike që këta nuk ja japin dot.

Ka nisur sezoni i ri politik. Si po përgatitet LSI për betejën e ardhshme të zgjedhjeve vendore?
Nuk e ka ndalur LSI betejën e saj politike në asnjë moment, gjatë gjithë kësaj kohe. Kështu që është sigurisht fillimi i punës së Parlamentit është një dimension i veçantë politik për nga rëndësia që ka, por për ne është ecje në rrugë e sipër në një betejë politike, që për fat të keq është betejë. Ne do donim të ishte një debat i fortë politik, një shkëmbim idesh, një konfrontim i ideve të ndryshme. Për fat të keq, duke patur një qeveri dhe një Kryeministër obskurantist, nuk dëgjon, pavarësisht nga faktet evidente që janë në tavolinë. Pasi kemi një ekonomi që rrënohet brenda ditës, bizneset private ju e shikoni, në mënyrë të veçantë ato të huaja nuk duken më në Shqipëri. Bashkë me përfundimin e TAP Shqipëria humbet dhe një biznes tjetër, në kuptimin se do përfundonte. Nuk janë në gjendje të raportojnë as dhe një biznes të ri të huaj. Shumë biznese shqiptare dhe ato kanë preferuar të ikin nga Shqipëria. Shumë biznese mbyllen. Shifrat nuk janë të miat, janë të institutit të statistikave që kontrollojnë po këta, por janë kaq të mëdha sa nuk i fshehin dot. Dhe përpara këtyre situatave të tilla, ne jemi të detyruar të përgatitemi për tu përballur me një betejë politike pa asnjë kompromis. Pasi rrënimi ekonomik po na çon atje ku qytetarëve po u shkon thika në palcë, saqë meqë jemi në vigjilje të mbylljes së sezonit veror, mbi 65-70% e shqiptarëve nuk mund ti lejonin vetes të kalonin pushimet. Nuk janë shifrat e mia këto, janë sondazhet që evropianët kanë bërë. Aq sa 70 % e tyre nuk kishin mundësi as të ndreqnin dhëmbët e tyre vetëm e vetëm sepse janë shumë të varfër. Aplikimi në Ambasadën Amerikane siç e patë dhe në publikimet e fundit ishin rekord historik i të gjitha kohërave. Po sondazhet evropiane thonë që mbi 70% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria. Të gjitha këto kush i ka prodhuar? Një situatë ekonomike katastrofike. Kryefjala e çdo politike në botë është ekonomia. Ekonomi e rrënuar dhe krim që bën festë, është një vend në krizë.

  1. Vasili a do të mbështesni një kandidat demokrat për Kryeqytetin ashtu sikurse ka lënë të kuptohet dhe z. Basha?
    Përpara se sa të diskutojmë për zgjedhjet e pushtetit lokal të cilat janë shumë larg në pikëpamje të problematikës që kemi përpara, jo se janë larg në kohë, nuk janë larg në kohë. Përpara kemi çështje të mëdha, kemi plaçkitjen e pronës publike dhe është një betejë e madhe, jo thjesht ajo për teatrin, pasi teatri është një grabitje e madhe publike, që përgatit disa grabitje të tjera akoma më të mëdha të zemrës së Tiranës. Duke vazhduar te Muzeu i Tiranës dhe gjithkund. Ashtu sikurse u pushtua sheshi i Tiranës. Siç është shtruar Tirana përfundimisht në një geto betoni në zemër të saj, nuk ka lidhje fare me ato shkurre që mbjellin këta provincialët e bashkisë. Tirana e ka humbur identitetin e saj. Është bërë një qytet i pajetueshëm përfundimisht. Tallet me kopshtet dhe çerdhet që marrin flakë, të cilat dhe për ato e kanë fajin të tjerët nuk e kanë fajin bashkia. Janë pikërisht prova që kemi një qytet që ka marrë fund. Pra, pronat publike në njërën anë që është një çështje shumë e madhe, kemi reformën në drejtësi e cila përfundimisht është në pikën e saj më të ulët dhe kërkon patjetër një ulje të madhe në tavolinë për të shpëtuar reformën në drejtësi. Pasi ju e kuptoni dhe vetingu për të cilën, jam i bindur se dhe ju si gazetar që jeni 24 orë në vijë të parë keni dëgjuar fjalën veting me mijëra herë , ju e shikoni vetingun po e konteston ONM. Ka gjithë ato konstestime të vendimeve pasi edhe vendimet e vetingut janë marrë me dy standarde. Ngaqë u zgjodhën në mënyrë të njëanshme, një standard për ata gjyqtarë-prokuror që i pëlqejnë regjimit tanimë, se nuk mund ta quaj qeverisje, dhe ata që nuk i pëlqejnë. Dhe kur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që duhet të ishte në një linjë, pra të gjithë së bashku për të marrë një vendim të caktuar, nuk është begenisur, nuk është dëgjuar dhe detyrohet t`i kontestojë. Kemi edhe një çështje të madhe tjetër, pra që është Reforma në Drejtësi. Së treti, kemi Reformën Zgjedhore e cila është një pyetje pa përgjigje para zgjedhjeve, se ju e dini edhe para zgjedhjeve të vitit 2017, në qershor, kjo reformë zgjedhore nuk ndodhi, nuk u bë. U sabotua. Pra, janë çështje të madhe në tavolinë për të shpëtuar demokracinë, shtetin e së drejtës por edhe për të shpëtuar shtetin e qytetarëve, të cilët nuk kanë më pika mbështetjeje.

Ndërkaq, mund të konfirmoni njëfarë bashkëpunimi ose diskutimi me Partinë Demokratike, duke qenë se lëshuat akuza ndaj kryetarit aktual të bashkisë?
Lëshova akuza ndaj kujt?

Ndaj punëve që po bën në kryeqytet..
Punët në qytet janë të dukshme. Që Tiranës i është zënë fyti dhe është mbjellë me beton dhe nga një qytet që kishte 6 dalje të mëdha rruge, siç ishte projekti italian, si mund të pranoj unë tani? Unë jam qytetar shumë i vjetër i Tiranës tani, për hir të moshës bëj pjesë tek qytetarët e vjetër. Do më bindin mua budallenjtë e bashkisë që paskan më të drejtë se arkitekti italian që ka ndërtuar botën dhe Evropën dhe që patëm fatin e madh të ndërtonte dhe kryeqytetin tonë?  Nuk është akuzë kjo. Kjo është një gjë që është ditën për diell. Po çfarë akuzash? Ju vetë e nisni makinën, që i bini Tiranës rreth e përqark ndërkohë që këtë gjë e bënit më përpara për kohë më të shkurtër. Po akuzë është që ky kryetar i bashkisë tundi dynjanë atëherë. Një nga ana që e votuan isha edhe unë se a e di pse e kam  votuar kryetarin e bashkisë? Se premtoi se Tirana s`do ketë më kulla. E keni me zë edhe me figurë këtë shyqyr Zotit. Falë mediave tuaja e kemi. Se sot ndërtohen kulla edhe në zemër të Tiranës, ku edhe në rrugicat e Tiranë ka kulla. Akuza janë këto? Këto janë turpe të kësaj bashkie. Të vish me kredon që unë s`do ndërroj më asnjë kullë në mënyrë të prerë dhe të gënjesh pacipësisht dhe të bindësh të tjerët duke i thënë binduni, gënjehuni se kam qejf unë të gënjej. Po je një gënjeshtar ordiner, një provincial që s`ke turp dhe gënjen në këtë mënyrë se çfarë të them unë? Tani, Tirana ishte një qytet i pajetueshëm, i zunë fytin, e betonuan, e ngordhën edhe me dhjetëra kulla, donin të bënin edhe këtë batonin e kullave të teatrit. Çfarë akuze po bëj unë? Këto janë realitete, këto janë `ditë për diell`. Fëmijët tuaj nuk do kenë ku të shëtisin nëpër Tiranë. Do bëjë një kopsht 5 metra katrorë dhe do vejë 10 kamera ta marrë nga lart e nga poshtë, me dron e do na bindi që u bë kopshti? Jo, more jo u shkatërrua Tirana. Sigurisht që nuk i dhemb. Për ta është një vend e një copë e mirë për ta grabitur, për të marrë paratë dhe e kanë zakon këtë që zhduken pastaj, ikin jashtë Shqipërisë dhe jetojnë me ato para që kanë vjedhur, rrojnë rehat andej.

Çfarë prisni nga Reforma Zgjedhore?
Kryesore mbi të gjitha është që Reforma Zgjedhore të vërë në vijë dhe të reflektojë në radhë të parë e mbi të gjitha, fort me instrumentet për çështjen e shitblerjes së votës. Kjo është zemra e çështjes. Votat e shitura dhe të blera më 25 qershor, edhe BE i pohoi, ku mbi 20% e votave janë shitur dhe janë blerë, do të thotë që demokracia shqiptare është dhunuar. Nuk është një demokraci që përfaqëson vullnetin e qytetarëve, por vullnetin e kriminelëve dhe drogaxhinjve që blejnë vota me paratë që përdoren nga qeveria. Kjo është kryefjala. Sigurisht, është shumë e rëndësishme edhe që të ketë reflektime për sa i takon edhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të cilat janë të rëndësishme për ta shëndoshur dhe përmirësuar sa më tepër këtë reformë.

Ndërkaq, përmendët më herët Reformën në Drejtësi. Keni një ftesë si të thuash nga mazhoranca, që vijoi deri në ditën ne fundit të legjislaturës që lamë pas. Po konsiderohet ajo ftesë?
Cila ftesë?

Për të plotësuar vakancat për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ne na ka humbur `demi` kur thotë populli e po kërkojmë `brirët`. Ne kemi prokurore të zgjedhur me 69 vota në mënyrë antikueshtues. Të gjitha ligjet, edhe ky i magjistraturës që thoni ju, kërkohet të ndryshohet ende pa u zbatuar edhe një herë të vetme. I gjithë korpusi në Reformën në Drejtësi ka dalë jashtë gjitha afateve kushtetuese. Ne nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese, as të Lartë, nuk kemi as KLGJ, as KLP, as Inspektorat të Lartë të Drejtësisë. Pra, i është këputur koka sistemit të Drejtësisë dhe këta thonë problem i madh që do shkojnë 20 magjistratë në shkollë. E di çfarë është shkolla e magjistraturës? Një shkollë pasuniversitare për formimin më të plotë të juristit. Këta thonë do merremi me `bishtin` e jo me `kokën`. Ne po themi Reforma po vdes, po lëngon. Hajde ta shpëtojmë këtë reformë që u investua gjithë ky kapital i madh politik. Cili është investimi? Kthehemi në frymën e 21-22 korrikut, në atë reformë, linja dhe në atë frymë e cila siguroi marrjen e 140 votave në parlament. S`mund të degradojë një reformë e votuar me 140 vota me votimin me 69 vota siç u votua për turpin e tyre prokurorja e përgjithshme, të cilët sigurisht kishin të drejtë që e zgjodhën, pasi me gjithë këto skandale nëpër këmbë, duhej patjetër një prokurore shurdh-memece, e cila rekomandon si OBSE/ODIHR që të bëhen hetimet transparente, kur arrin dhuna që viktimë e të cilës bien edhe kolegët tuaj, si është e mirënjohura kolegia juaj Klodiana Lala. Kjo antikushtetueshmëri pjell këtë gjë që Kryeministri i vendit nuk përgjigjet për deklarimin që bëri për vëllain e ministrit të Brendshëm, që tha se e kishte bërë ekspertizën brenda natës dhe kishte marrë rezultatet. Ju i keni të gjithë regjistrimet edhe në mbledhjen e grupit. Unë nuk kam asnjë mundësi të mos them të vërtetën. Vajti i tha policisë hidhni uniformën e mblidhni vota, së ndjek njeri penalisht. E kam njoftuar kur kam qenë ministër i Shëndetësisë që Shqipëria rrezikon të humbasë 2 milionë euro, në arbitrazhet e kontratave të prishura në mënyrë të njëanshme. Çështje të mëdha penale dhe njëra prajt tyre apo çereku mjaftonte për të shkarkuar Kryeministrin, nuk e vuri njeri ujin në zjarr. Meraku më i madh i kësaj Prokurorie ishte të padiste ca vajza nga 17 vjeç që i thanë Kryeministrit në Rinas ik e mos kthe më, ku shumë mirë bën që i thanë. Kjo ishte antikueshtueshmëria, këtë prodhoi Reforma në Drejtësi.

Procesin e vetingut si e keni parë?
Përpara se ta bëjë unë vlerësimin, po e bëjnë vetë ndërkombëtarët. Përderisa ONM, e cila do ishte garancia e integritetit të reformës, kështu u tha tashmë edhe nga ish ambasadorët Lu dhe Vlahutin, pasi nuk janë më dhe na qetësuan të gjithëve duke na thënë se kjo është garanci e integritet është kjo që është edhe syri. Madje, ne e futëm edhe në Kushtetutë. Ne insistuam të mos nuk ishte në Kushtetutë. Ne do jemi syri aty brenda, tha. Ai syri i tyre po konteston të gjitha rezultatet e vetingut. Po tregon që është një veting i njëanshëm, klientelist dhe traun tek disa nuk e shikojnë dhe përpiqen të shikojë qimet e ca të tjerëve. Si e tillë, e tërë Reforma degradoi moralisht në thelbin e saj dhe më keq akoma humbi besimin e publikut. Sondazhet më të fundit thonë që besimi i njerëzve nga 90 e ca përqind, nuk shkon as tek 30%. Kjo është një ditë kritike për Shqipërinë, pasi njerëzit po detyrohen të thonë në disa raste që ç’po bën, deshëm të  ndërtojë një drejtësi më të mirë se ajo që kishim më parë apo ta lëmë vendin pa drejtësi fare në dorë të Zotit.