“Perla” e Rashicës i jep fitoren Werder Bremen

Milot Rashica ka rezultuar deciziv për skuadrën e Werder Bremen me mesfushorin kosovar që ka shënuar një gol spektakolar për t’i dhënë 3 pikët ekipit.

Rashica ekzekutoi saktë një goditje dënimi për Werder Bremen që mundi Eintracht Frankfurt 2-1.

Pasi fitoi një goditje të lirë nga rreth 25 metra Rashica mori përgjegjësitë për ta goditur me sferën që kaloi sipër murit për të përfunduar në rrjetë.