Liverpool pëson golin e parë në Premier League, gafë e rëndë e portierit Alisson (VIDEO)

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker i ka bërë një nisje të shkëlqyer sezonit të ri në Premier League, por nuk është e thënë që gjithmonë të jetë pefekt.

Të kuqtë pësuan para pak minutash golin e parë në Premier League për këtë sezon, teksa në të pjesën kryesore të fajit e ka portieri brazilian. Në minutën e 63-të, ai humbi kontrollin e topit në zonë, duke i dhënë mundësinë Ilhenachos, të pasonte te Ghezal, i cili e dërgoi topin në rrjetë. /Koha Jonë/