”Gushti i vdekjes”, 21 viktima dhe 78 të plagosur

Muaji gusht është dominuar nga aksidente të shumta në rrugët e vendit. Të paktën 21 persona që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidenteve në rrugë, ndërsa 78 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këto shifra bazohen vetëm në ngjarjet që janë raportuar në media përgjatë këtij muaji. Shumica e aksidenteve, sipas policisë, kanë ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të mjeteve nga drejtuesit, parakalimeve të gabuara apo shpejtësisë së lartë.

Gjithsesi, në Shqipëri nuk ekziston pothuajse asnjë rrugë që të plotëson standardet e kërkuara, me përjashtim të ndonjë rasti, çka do të pakësonte dëmet në njerëz në rast aksidentesh. Në 31 ditët e gushtit, vetëm në gjashtë prej tyre media nuk ka raportuar për aksidente.

Ditë më e zezë e këtij muaji ka qenë 2 gushti, kur në Shkodër, Peshkopi, Kavajë dhe Bulqizë kanë humbur jetën katër persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë. Edhe më 22 gusht ka patur një bilanc të zi me tre të vdekur në Lezhë dhe Fier, si dhe tre të plagosur. Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte aksidenti i 8 gushtit në Kamëz, ku një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 29 vjeç humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë. Nëna dhe motra e vajzës që ndërroi jetë, mbetën gjithashtu të plagosura.

Ndërkohë që më 27 gusht është raportuar për 15 të plagosur në dy aksidente në zonën e Librazhdit, por fatmirësisht pa asnjë viktimë. Fieri, Tirana dhe Elbasani janë zonat ku është regjistruar edhe numri më i madh i aksidenteve gjatë këtij muaji.

Bilanci

1 gusht 2018

Fier-1 i vdekur
Tiranë-1 i plagosur
Elbasan-1 i plagosur

2 gusht
Shkodër-1 i vdekur
Peshkopi-1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Kavajë-1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Bulqizë-1 i vdekur dhe 1 i plagosur

3 gusht

Elbasan-1 i plagosur

4 gusht
Fier-1 i plagosur

5 gusht
Lushnje-1 i plagosur

7 gusht
Tiranë-2 të vdekur dhe 2 të plagosur
Fier-1 i vdekur

8 gusht
Kamëz-2 të vdekur dhe 2 të plagosur
Shkodër-3 të plagosur

11 gusht
Pukë-1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Divjakë-1 i plagosur

13 gusht
Elbasan-1 i plagosur

14 gusht
Fier-1 i vdekur

15 gusht
Tiranë-1 i plagosur

16 gusht
Pogradec-2 të plagosur
Tiranë-1 i plagosur
Bulqizë-2 të plagosur

17 gusht
Tiranë-1 i plagosur
Kavajë -6 të plagosur

18 gusht
Durrës-2 të plagosur
Tiranë-1 i plagosur

19 gusht
Tepelenë-1 i vdekur

20 gusht
Tepelenë-1 i vdekur
Tiranë-1 i plagosur

21 gusht
Fier-1 i vdekur dhe 4 të plagosur

22 gusht
Lezhë-2 të vdekur
Fier-1 i vdekur
Dibër-2 të plagosur
Elbasan-1 i plagosur

24 gusht
Sarandë-1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Kukës-4 të plagosur
Librazhd-1 i plagosur

25 gusht
Fushë Krujë-3 të plagosur
Pogradec-3 të plagosur

26 gusht
Fier-2 të vdekur dhe 1 i plagosur
Pukë-1 i plagosur
Gjirokastër-1 i plagosur

27 gusht
Librazhd-9 të plagosur
Përrenjas-6 të plagosur

28 gusht
Durrës-1 i vdekur dhe 2 të plagosur

30 gusht
Gjirokastër-1 i plagosur

31 gusht
Kavajë-1 i vdekur
Bulqizë-4 të plagosur
Mamurras-3 të plagosur
Durrës-1 i plagosur

Burimi: Politiko