Gafa e Alisson nuk i prish punë Liverpoolit, vjen fitorja e katërt (VIDEO)

Liverpooli nuk di të ndalet këtë sezon në Premier League, duke rrëmbyer fitoren e katërt, në po kaq ndeshje. Viktima e radhës e “The Reds” ka qenë Leicesteri, që është dorëzuar në shifrat 2-1. Aspekti më negativ në këtë ndeshje për Jurgen Klopp ishte pësimi i golit të parë për këtë sezon, i cili erdhi nganjë gabim i portierit Alisson.

Mane zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 10-të, pas një aksioni shumë të mirë të mbrojtësit Robertson nga krahu i majtë. Në fundin e pjesës së parë Firmino shënoi dhe golin e dytë pas një krosimi të Milner.

Në pjesën e dytë, Alisson gaboi në kontrollimin e një topi duke i dhënë mundësinë Ilhenachos, që të shërbente për Ghezal, i cili e kishte të thjeshtë për të shënuar. /Koha Jonë/