Ferrari dominon provat zyrtare në “shtëpi”, Raikkonen niset i pari

Dy makinat Ferrari kanë dominuar Çmimin e Madh të Monzës, të zhvilluara pasditen e sotme. Ka qenë pikërisht Kimi Raikkonen ai që ka vendosur kohën më të mirë, i ndjekur nga shoku i skuadrës, gjermani Sebastian Vettel, duke bërë që ashtu si në vitin 2000, starti të jetë i gjithi i kuq.

Në vendin e tretë dhe të katërt do të nisen dy makinat Mercedes, konkretisht Leëis Hamilton dhe Valteri Bottas, që do të kërkojnë të futen mes makinave Ferrari dhe të surprizojnë.

Sebastian Vettel është favoriti i madh i garës së Monzës, që do të zhvillohet nesër, me gjermanin që do të kërkojë t’i afrohet akoma më shumë Hamiltonit në renditjen për pilotë.