Era Istrefi në super formë pas operacionit

Këngëtarja e njohur Era Istrefi pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendecitit.

Shëndeti i saj shqetësoi fansat, por mesa duket tani çdo gjë është në rregull për Erën. Shqiptarja e famshme ka dalë nga spitali dhe tani duket shumë e shëndetshme.

Madje ajo është shfaqur në formë perfekte teksa pushon në një pishine. E veshur me trupore Era duket shumë bukur dhe në super formë duke shijuar diellin, përpara se t’i kthehet angazhimeve muzikore.