Droni i Policisë godet në Gjirokastër

Prej disa ditësh në ndihmë të policisë rrugore janë vendosur edhe disa dronë, të cilët do të ndihmojnë efektivët që të identifikojnë mjetet problematike në rrugë.

Së fundmi policia rrugore e Gjirokastrës i është bashkuar monitorimit dhe konstatimit të shkeljeve me anë të ndihmës së “Syrit ajror”. Kontrollet u fokusuan tek parakalimet me fushëpamje të kufizuar, ku rrezikshmëria për t’u përfshire në aksidente rrugore është e madhe.

Gjithashtu u kryen edhe verifikime me radarë për drejtuesit e mjeteve qe tejkalonë kufijtë e shpejtësisë. Nga monitorimet janë konstatuar dhe ndëshkuar me 93 masa administrative shofere.