Çëshjta Ronaldo, presidenti i UEFA-s: Ndoshta ka pasur arsye të tjera që ka munguar

Cristiano Ronaldo është kthyer në çështje, pasi mungoi në ceremoninë e hedhjes së shortit dhe të shpërblimeve për sezonin e kaluar në Champions. Presidenti i UEFA-s, Ceferin ka komentuar polemikat e shumta që janë përhapur në media të ndryshme, dhe nga agjenti Mendes.

“Ishte një votim prej 55 gazetarësh dhe 80 trajnerësh, dhe ata vendosën në këtë mënyrë. Rezultati duhet të pranohet. Duhet t’ia kërkoni atij arsyen e mungesës. Ndoshta ka arsye të tjera pas mungesës së tij. Më mirë duhet të jemi optimist … Ne prisnim që ai të ishte i pranishëm, por disa orë përpara ceremonisë, Juve ka komunikuar lajmin”.

Në lidhje me këtë temë në fakt ka pasur dje dhe një takim mes presidentit të Juventusit, Agnelli me presidentin e UEFA-s Ceferin. Ndërkohë që agjenti i Ronaldos, Mendez vijon të këmbëngul se Cristianos i është bërë një padrejtësi nga juria e UEFA-s./Koha Jonë/