Casillas zbulon klubin ku dëshiron që të mbyllë karrierën

Dikur rivalizonte Buffon për portierin më të mirë në botë, ndërkohë që tashmë Iker Casillas është 37 vjeç dhe nuk luan më me Realin. Gardiani spanjoll aktivizohet në sezonin e tij të katërt me Porto, ekipin kampion i Portugalisë në fuqi.

Ish-portieri i Spanjës ndihet shumë mirë te ekipi bardheblu dhe për mikrofonët e “RTP”, ka shprehur një dëshirë në lidhje me fundin e karrierës.

“Kam qenë një pjesë të madhe të jetës time te Real Madrid, klubi më i mirë i historisë së Porto, por fakti që erdha në Portugali, në një ekip të konsoliduar si Porto, më bëri shumë të lumtur. Dua ta mbyll këtu karrierën time,” – pohoi spanjolli.