Berisha publikon denoncimin e qytetarit, mbyllen shtatë shkolla 9-vjecare në Vlorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij zyrtare një denoncim të një qytetari që flet për mbylljen e nëntë shkollave në Vlorë.

Ja mesazhi i publikuar nga Sali Berisha në faqen e tij zyrtare.

Mirëmëngjes Kallam Dështakut nga qindra nxënës që mbeten pa shkolla në Vlorë!
Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital. sb
Mbyllen 9 shkolla në Vlorë!

“Mirmbrëma z. Berisha.

Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg. Disa prej shkollave janë: Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë. Do mundohem sot tju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues. Pa asnjë vendim të ministrisë dhe pa asnjë lloj strategjie konkrete se ku dhe si do venë këta nxënës në shkollë.
Ju lutem bëje publike dhe përplasjau surratit analfabetizmin që po promovojnë. Faleminderit.
Anonim për momentin.”