Vasili-Markut: Do hetohen tre çështjet e Kryeministrit Rama?

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, i ka drejtuar disa pyetje Kryeprokurores së Përkohëshme, Arta Marku. Vasili pyet nëse Prokuoria do të hetojë tre çështjet lidhur me kryeministrin Edi Rama. Vasili rikthehet tek çështja e audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilin kryeministri Rama tha se ishte bërë ekspertiza. Deputeti i LSI-së, thotë se pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga opozita, kryeprokurorja Arta Marku nuk ka reaguar ende për çështjen ku është i përfshirë Edi Rama.

POSTIMI I PLOTE

Po per keto 3 ceshtje te kryeministrit a flet dot prokurorja e perkohshme edhe e pergjithshme (PPP)??? Kryeministri eshte i paditur se genjeu e tha publikisht se kishte bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ministrit.

A do te kete hetime transparente per kete???? Kryeministri ishte i paditur se i kerkoi policise te flake uniformen e te beje vota per rilindjen. per kete veper penale po vete kerkoi falje ne FB dhe prokuroria e mbylli ceshtjen.

A do te kete rihapje dhe hetim transparent nga prokuroria fajtore qe e mbylli ceshtjen??? Kryeministri eshte njoftuar me shkrim qe Shqiperia rrezikon te humbase 2 miliard euro ne gjyqe me kompani te ndryshme dhe i eshte kerkuar zyrtarisht te ndalet procesi i prishjes se kontratave me dem shteteror. Kryeministri nuk e ka vene ujin ne zjarr dhe mosveprimet e tij shkaterrojne ekonomine e vendit dhe te qytetareve. Ky fakt eshte bere publik disa here.

A do te filloje hetime kryesisht prokurorja edhe per kete ceshtje??? Jam e sigurte qe prokurorja do behet serish memece do ta harroje serish shqipen dhe nuk ka faj se gjuhen ja dhene me PPP kryeministrise,t ashme ata jane përdoruese… edhe pronare te saj.