Tuchel: Kemi arritur marrëveshjen me Bayern për Bernat

Zyrtarizimi i Juan Bernat te Paris Saint Germain është thjeshtë çëshje kohe, pasi marrëveshje mes gjigandëve francez dhe Bayern Munich është konfirmuar dhe nga tekniku i parisienëve, Thomas Tuchel.

Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për mediat gjermane, tekniku është shprehur:

“Ai do të zhvillojë vizitat mjekësore sot dhe më pas do të prezantohet në ambientet e “Parc des Princes“.-deklaroi Tuchel.

Te kampionët në fuqi të Francës, spanjolli shihet si zëvendësues për Yuri Berchiche. Bernat nuk ishte pjesë e rëndësishme e Bajernit këtë sezon dhe ka qënë në kontakte me shumë klube, përfshirë Barcelonën.

25-vjeçari u bashkua me Bayern Munich nga Valencia në 2014 dhe ka bërë 111 paraqitje për gjigandët gjermanë, 12 prej të cilave në sezonin e kaluar.