Tempulli lyhet me ngjyrat e ylberit por kjo mund të jetë e paligjshme

Një kompleks  tempujsh hindu në në Malajzi është transformuar në mënyrë mahnitëse.

272 shkallët  që të çojnë deri në Shpellat Batu janë lyer me ngjyra verbuese, që të krijojnë ndjesinë e ylberëve shumë ngjyrësh.

Kompleksi në periferi të Kuala Lumpurit është edhe një vend pelegrinazhi dhe popullor për turistët. Pamja e tij ka antriguar vizitorët.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se komiteti i menaxhimit të tempullit mund të jetë në telashe me qeverinë, pasi ka dështuar të marrë leje për bojën dhe tempulli mbrohet nga ligjet e trashëgimisë kulturore.