Sulmi ndaj gazetares, ministrja Qato: Impenjim maksimal për zbardhjen e ngjarjes

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sociale, Sonila Qato ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala.

Qato tha se qeveria nuk do lejojë të ndodhin të tilla fenomene. Ministrja i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, duke thënë se ky moment duhet të shërbejë si moment uniteti dhe jo ndasie.

“Ne nuk do lejojmë që fenomene të tilla të ndodhin më. Kam bindjen që ky nuk është një moment ndasie apo urrejtje mes nesh, por një solidaritet dhe unitet i gjithë shoqërisë. Unë kam informacion se ka një impenjim maksimal të strukturave për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë”- tha ministrja Sonila Qato.