Shqiptarët sherr natën para lokalit, kërcet arma. Një mbetet i plagosur

Degjeneron sherri mes dy shqiptareve, e pas fjalëve kërcet arma. Ngjarja ka ndodhur në Itali, para një bari.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy shqiptarët po ziheshin me fjalë, por më pas në sherr e sipër njëri nxori armën dhe e zbrazi ndaj tjetrit. Për fat, plumbi e kapi në këmbë. Ai u transportua në urgjencë dhe sipas mjekëve nuk ndodhet në rrezik jetë.

Ai që u plagos sipas policisë është banues në Monte Vidon Corrado. Policia tashmë është në kërkim të autorit ndërkohë që po kontrollohen edhe kamerat e sigurisë për të bërë të plotë rindërtimin e ngjarjes.