Rikthehet “Vetingu” – Më 6 shtator para Komisionerëve Prokurori i Durrësit, Bujar Hoti

Pas pashimit një mujor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do ta rinisë punën me seancën dëgjimore me Prokurorin e Apelit të Durrësit Bujar Hoti. Ai do të paraqitet përpara Komisionit të Vettingu-ut më 6 shtator në orën 10.  Hoti është ndër emrat e fundit mes listës me 57 gjyqtarë e prokurorë që iu nënshtruan me përparësi Vetting-ut si kandidatë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë apo Prokurorisë.

Vetëm pak pas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, data 10 shtator do të jetë dita e parë e rikthimit në sallat e gjyqeve të Komisionerëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kolegji ka bërë publike dy seancat me të cilat do të nisë “sezoni”  i ri i punës për këtë organ të Vetting-ut.

Më datë 10 Kolegji do marrë në shqyrtim ankimimin e Komisionerit Publik për ndërperjen e Vetting-ut për anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila u dorëhoq nga detyra. Më datë 12 shtator Kolegji do të gjykojë në dhomë Këshillimi ankimi i Prokurores së Shkodrës Besa Nikëhasani, e cila kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.