Rikthehet pergamena e lashtë, këtë herë si tablet

Një universitet në Kanada ka krijuar një tablet me një ekran fleksibël që mund të mbështillet. Ekrani i këtij tableti zgjatet në mënyrë që përdoruesi të ketë pamje më të qartë.

“Ne u frymëzuam nga pergamenat(dorëshkrime që mbështillen rrotull) e lashta, sepse forma e tyre na lejon një pamje vizive më të natyrshme dhe të pandërprerë për shkrimet e gjata,” u shpreh një prej dizenjuesve të saj, Roel Vertegaal.

Ndërkohë, markat kryesore të teknolgjisë janë në garë për të qenë të parët që sjellin një teknologji të tillë fleksibile në treg.

Për të parë videon klikoni këtu