Rama-kryebashkiakëve: Shumë nga ju s’do jenë më

Kryeministri Edi Rama, bëri bashkë në Kryeministri kryebashkiakët dhe prefektët, për të folur për sezonin turistik të këtij viti dhe masat që duhen marrë për vitin e ardhshëm.

Por nga ana tjetër, Rama ju dha lajmin se shumë nga kryebashkiakët e sotëm s’mund të jenë vitin e ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve.

”Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet e shumë nga ju mund të jenë në fushatë. Shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar”, tha Rama para kryebashkiakëve.