Priftërinjtë nuk duhet të rrëfejnë abuzimet seksuale

Kisha Katolike në Australi, ka refuzuar zyrtarisht një rekomandim që priftërinjtë të detyrohen të raportojnë abuzimin seksual të fëmijëve gjatë rrëfimit. Hetimi pesë-vjeçar ka zbuluar se dhjetëra mijëra fëmijë kanë pësuar abuzime seksuale në institucionet australiane, më së shumti në Kishat Katolike. Ata përsëritën se shkelja e rrëfimit ishte në kundërshtim me besimin e tyre. “Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e fëmijëve dhe të njerëzve të pambrojtur,”-tha në një deklaratë Konferenca Australiane e Ipeshkvijve Katolikë.

Çfarë zbuluan hetimet?

Hetimi i komisionit, që përfundoi në dhjetor, zbuloi më shumë se 8.000 dëshmi rreth abuzimit në kisha, shkolla dhe klube sportive.

Qeveria e quajti abuzimin një “tragjedi kombëtare” dhe filloi një skemë kompensimi për të mbijetuarit. Udhëheqësit e instituticioneve fetare dhe mësuesit e shkollave ishin abuzuesit më të mëdhenj.

Hetimi zbuloi se ishin të përdshirë 7% e priftërinjve katolikë të Australisë midis 1950 dhe 2010. Komisionerët rekomanduan që klerikët katolikë duhet të përballen me akuza penale nëse ata nuk kanë raportuar abuzimin seksual të zbuluar gjatë rrëfimit.