Po shkatërroni flokët: Kurrë më, mos i lini të thahen vetë!

I druhemi kaq shumë tharëses së flokëve, sa nga frika që mund të na dëmtojë zgjedhim t’i lëmë flokët të thahen natyralisht. Absolutisht jo më!

Dr. Tim Moore, akademik në Cambridge thotë se tharja natyrale është akoma më dëmtuese për flokët se vetë tharësja. Që në momentin që i njomni flokët ndryshon automatikisht struktura e tyre molekulare. Nëse do t’i mbani për shumë gjatë të lagur, një sasi e lartë uji do të absorbohet dhe pa e kuptuar do t’i dobësoni akoma më shumë flokët.

Bëhet pikërisht e gjitha kjo shkak për djegien dhe krijimin e majave dyshe.

Zgjidhja më e mirë është të përdorni tharësen elektrike dhe ta mbani mundësisht 15 centimetra larg flokëve.

Burimi: Daily Mail