Mbyllen dy restorante në Burrel e Mat, gatuanin mes mykut dhe lagështirës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante , njeri “Skënder Tusha” në Burrel dhe tjetri “Shkëlqim Rica” në Mat, pasi konstatoi ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.