Kryeministri Rama takim me kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së premtes të zgjedhurit vendorë dhe Prefektët e 12 qarqeve.

Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se sezoni turistik i këtij viti shënoi rritje të konsiderueshme.

Sipas tij, turizmi ka rritur edhe numrin e të punësuarve ndërsa e përkthyer në shifra, bëhet fjalë për gjysëm miliardi euro më shumë.

“Një pjesë e të zgjedhurve nga radhët e opozitës nuk janë të pranishëm dhe për këtë më vjen keq. Megjithatë nuk do të ketë asnje ndasi politike” – tha Rama.

Burime nga kryebashkiakët e djathtë, bënë me dije se kryetarët e bashkive të djathta e kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim, me pretendimin se ai është një farsë dhe synon propagandizimin dhe reklamimin e punëve të qeverisë.