Lamtumirë Aretha Franklin! Politikanë, këngëtarë e familjarë në funeralin e këngëtares

Muzikantë, politikanë, familjarë dhe mbështetës u mblodhën sot në Detroit të Shteteve të Bashkuara për funeralin e këngëtares Aretha Franklin.

Funerali u përcoll me performancat e Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ishte në mesin e folësve. E njohur si mbretëresha e muzikës Soul, Franklin vdiq nga kanceri në moshën 76-vjeçare.

Franklin këndoi për herë të fundit në nëntor gjatë një mbrëmje gala në Nju Jork.