Ish-banorja e Big Brother ndërron mendje për dasmën: S’më doli burri i virgjër

Ish-banorja e Big Brother Dona Pjetri, publikoi disa foto ku shihej e veshur nuse.

Ajo shkruante se gjërat më të bukura bëhen në mënyrë të fshehtë dhe se ishte dita më e lumtur e jetës së saj.

Mirëpo vetëm pak minuta më parë, Pjetri ka sqaruar gjithçka.

“Më kanë ardhur sms pafund nëse jam martuar. Nuk ju kthej dot përgjigje të gjithëve, por po ku them se jam martuar dhe u ndava sot se nuk më doli burri i virgjër”
, ka shkruar ajo me humor në Instastory duke lënë të kuptohet se e gjitha kjo është një shaka.