Hoxha flet për sulmin ndaj gazetares: Zgjodhën shtëpinë ku rrinin vajzat e saj

Një ditë pas sulmit me breshëri kallashnikovi në banesën e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala, gazetari investigativ Artan Hoxha tregon në studion e Report TV gjithçka fshihet pas këtij sulmi. Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të ngritura përgjatë këtyre orëve.

Intervista në studio

Çfarë fshihet pas sulmit ndaj gazetares së kronikës, Klodiana Lala?  Krimi ngre dorën ndaj medias, ju si u njohët me këtë informacion dhe cila ishte ndjesia e parë?

Është ngjarje e rëndë. Kanë kaluar 24 orë që nga momenti që ngjarja ndodhi. Për mua ka të bëjë me detyrën e koleges Lala. Kam parë impenjim të strukturave të policisë dhe prokurorisë, por vlen pak. Është ngjarje shumë e rëndë, sepse është reportere, syri dhe veshi i publikut. Fillimisht janë ata, e më pas nivelet e tjera të një redaksie. Është vajzë, ka 15 vite karrierë, pa lëvizur nga sektori. Ka mbuluar kronikën, gjykatat, prokurorinë. Ka mbuluar sektorin më të vështirë. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se kishin kaluar disa orë dhe s’kishte asnjë lajm në media. Në orët e para të mëngjesit, takova një ish-drejtues policie dhe midis të tjerave më tha që kam dëgjuar këtë gjë. Bëra një kontroll të portaleve kryesore dhe s’pashë asgjë. Më bëri përshtypje, bëra telefon tek policë të ndryshëm dhe më thanë që ngjarja ishte e vërtetë. Më dhanë të dhëna paraprake për ngjarjen. E mora Klodianën, më tha që ishte në punë. Më tha që policia s’më ka lenë të shkoj tek banesa. Çuditërisht lajmin se kam parë në asnjë media. Mediat ose nuk e dinin, megjithëse rrjetet sociale gëlojnë nga këto cicë-micet për këto ngjarje.

Unë kam folur që në mëngjes. Në mesditë kam njoftuar drejtuesin e një portali, i dhashë informacionin, numrin e Lalës dhe lajmi doli në këtë formë.

Policia deklaroi sot se rasti i gazetares do hetohej me metoda special, çfarë do të thotë?

Ka të bëjë me përgjime telefonatash të njerëzve të dyshuar, a ka pasur prezencë të tyre në atë zonë ku ndodhi sulmi. Po shikohet gjithahstu nëse ka ndonjë konflikt familjar. Në dijeninë time si babai, si nëna, e cila është e sëmurë dhe gjej rastin ti shpreh solidaritetin tim që  ta përballojnë këtë situate, nuk kanë konflikte.

Shkojnë deri aty sa thonë se duke qënë se nuk është shtëpia e saj, mund të ketë pasur vëllai konflikte, apo dikush tjetër nga anëtarët…

Sa e njoh vëllain e saj nuk di të ketë pasur probleme. Po të ishte për vëllain, ai del nga shtëpia çdo mëngjes dhe shkon në punë, pse duhet të prisnin këtë moment kur ai ishte në gjumë? Nuk shoh asnjë prove, asnjë argument që ngjarja të ketë lidhje me babain e saj.

Rasti i Klodianës shërben për të tërhequr vëmendje që të kuptohet se në çfarë kushtesh punojnë gazetarët, reporterët. Varianti tjetër që u përhap ishte ai i azilit, pasi bashkëshorti I saj jeton prej vitesh në Angli. Kjo pistë bie pasi ajo nuk e ka problemin e dokumentacionit. Po të kishte këtë dëshirë do ikte. Ajo edhe vajzat i ka lindur atje. Është kërcënuar edhe here të tjera. Nuk besoj që e ka bërë që të jetojë në një nga vendet e BE. Nëse një ditë do të dojë të largohet do ikte, pasi ka bashkëshortin atje

Pse u sulmua banesa e prindërve?

Thashë që bashkëshorti i saj punon në Angli dhe Klodi lë vajzat atje dhe jeton edhe vetë shumicën e kohës atje. Nuk besoj se ka nevojë të fitojë status azilanti. Ka nevojë të saktësohet kjo gjë. Se ka pasur disa raste të njëpasnjëshme që reporterët janë detyruar të largohen nga Shqipëria për jetesë më të mirë, por nuk është rasti i Klodit. Është sulmuar banesa e prindërve, pasi e dinin që vajzat e saj qëndronin atje. Di të them që sulmet më të mëdha ndaj gazetarëve I bëjnë politikanët. Reporterët s’investigojnë dot politikanët. Miqtë dhe kolegët i thonë direkt, ça bën do shkosh në luftë? Si mund të ulërijnë për lirinë e gazetarëve kryeministri dhe shefi i opozitës. Nëse t’i i quan kazan, ti i ke ekspozuar ata. Sepse dhe në Amerikë bëhet e njëjta gjë me Trump. Skena që unë pashë dje ishte ulëritëse, i falenderoj politikanët që na u gjendën, por  politizimi është i panevojshëm. Ne na intereson e vërteta. Kam 22 vite në detyrë, jam kërcënuar në çdo kohë. E kam marrë parasysh, në të kundërt do merresha me kronika kulturore, megjithëse edhe ata mund të kërcënohen sot. A kanë fytyrë ata që e kanë bërë këtë gjë? Sot para dy orësh, kam nxjerrë një lajm tjetër për mbylljen e hetimeve për Elvi Fundon. Ka median e tij, bindjen e tij, por ngjarja që i ndodhi atij, është shumë e rëndë. Atë e masakruan, rrahja dhe dhunimi i tij, ka qenë mesazhi “Ne të shqyejmë gojën”. Duhet të kuptonte se duhet të mbyllte gojën, ky ishte mesazhi. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-stacionit të trenit, 500 metra larg sheshit Skënderbej. 18 muaj pas kësaj ngjarjeje ne s’kemi autorë dhe hetimet janë pezulluar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, e kuptoni sa e vështirë është të zbardhet ngjarja në 3 të mëngjesit, larg dhe pa dëshmitarë? Rasti i Klodianës dhe mbyllja e hetimeve për Fundon, duhet të shërbejë si apel për luftën ndaj të keqes.

Në shkresën drejtuar Fundos thuhet se nuk janë gjetur dot autorët. Duhet të kishim motiv dhe argument. Deri më tani, unë s’shoh motiv tjetër përveç detyrës. Ajo që më shqetëson është fakti se pashë prokurorinë, gjykatën, presidencën që bënë deklaratën. O zotërinj, keni përgjegjësinë për të gjetur autorët. S’kemi nevojë për ngushëllim, na ngushëllojnë qytetarët. Unë lëviz me urban, se dhe me taksi s’lëvizet më në Tiranë nga trafiku. Mbrojtja jonë është profesionalizmi dhe qytetarët që na mbrojnë. Janë shumë treguesë. Fatos Mahmutaj po raportonte në detyrë. Fatosi iku, jeton në Belgjikë. Po flas për ngjarjet e shekullit që jemi tani. Kemi Gerti Xhajën, iu dogj makina në Lazarat. Këta që ulërijnë sot për lirinë e shtypit, thonin se televizioni dhe media ku punonte Gerti Xhaja e inskenuan vetë ngjarjen dhe e dogjën vetë makinën. Aurona Karamani, u kërcënua, iku dhe ajo.

Flamur Vezaj, është larguar në SHBA. Kam qenë prezent kur është kërkuar mbrojtje për Flamurin. Iu vu pistoleta në kokë. Jemi para faktit që reporterët e këtij vendi kanë ikur. Ata që kanë ngelur kanë ikur.