Dollia e Presidentit Meta pranë zjarrit në Qafë Valbonë, pas ngjitjes në Jezercë, 2696 metra

Presidenti Ilir Meta vizitoi dje Alpet Shqiptare. Kreu i shtetit u ngjit në pikën më të lartë të Alpeve tona dhe më të vështirën në të gjithë Ballkanin, Majën e Jezercës 2696 metra.

Fotot dhe videot e kësaj aventure sportive dhe turistike janë duke bërë xhiron rrjeteve sociale dhe mediave online.

Pas ngjitjes në Jezercë, kreu i shtetit së bashku me grupin e alpinistëve që e shoqëronte ka ndaluar në Qafën e Valbonës. Në videon që po publikohet për herë të parë në “Kohë Jonë“, tregohet momenti kur Presidenti Ilir Meta po ngre dolli pranë Qafë Valbonës, fill pas ngjitjes në Jezercë.

Një aventurë e paparë, një adrenaline njerëzore dhe një mënyrë e padëgjuar deri më sot për të promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë. Duhet kurajo, përveçse edhe forcë fizike, të ngjitesh në këtë majë-thikë, ku duhet të kapesh me thonjë pas shkëmbinjve të thepisur.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Librin e Përshtypjeve në Jezercë

Në fund të ngjitjes në Jezercë, Ilir Meta ka shkruar këtë mesazh në librin e përshtypjeve, në të cilin gjithë alpinistët dhe udhëtarët që arrijnë në Majë të Jezercës (që realisht janë të rrallë) shkruajnë për përvojën dhe emocionet e udhëtimit jo të zakonshëm.

Mrekulli të ngjitesha këtu në kryemajën e alpeve tona, Jezercë. Falenderim të veçantë Fatos Kotollozit dhe Mentor Bojku të “Outdoor Kosova”, Dardanit e Julianit nga Valbona dhe Bashkim Kuliçit nga Tropoja“,- shkruan Presidenti.

VIDEO/Dollia e Presidentit Meta pranë zjarrit në Qafë Valbonë