Basha: Opozita e bashkuar në zgjedhje

Pas Monika Kryemadhit, edhe Lulzim Basha u shpreh se opozita jetë e bashkuar në zgjedhje. ”Opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhje. Do të përballemi të bashkuar me të gjitha sfidat. Ne po kërkojmë që ky bashkim të jetë sa më i madh”,-tha Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu.

Basha tha së në shtator do të nisë procesi për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, por edhe ato të parakohshme.

”PD do të nisë procesin e identifikimit të kandidatëve që në shtator. Do të kemi një proces aktiv në bashkëpunim me aleatët për të identifikuar njerëzit më të mirë, si në zgjedhjet lokale dhe ato politike të parakohshme të kemi përfaqësimin e elitës së mendjes. Jemi në prag të humnerës”,-shtoi më tej kreu i PD-së.