Basha: Asnjë pakt me Edi Ramën

Nuk do të ketë asnjë pakt tjetër Basha-Rama. Kështu është përgjigjur sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka reaguar pas lajmit se është mbërritur tashmë një pakt për reformën zgjedhore mes dy partive të mëdha.

“Nuk ka asnjë pakt me PS dhe nuk do të ketë asnjë pakt me PS, para se të arrijmë raport opozitar me të gjitha forcat e opozitës, gjithçka tjetër është mashtrim, që bëhet se do të ketë tjetër politik Rama-Basha nuk do të ketë tjetër pakt nuk do të ketë bshkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe PD është ti japim fund një qeveri të lidhur me krimin se pa i dhënë zgjidhje politike problemit gjithçka që ka ndodhur këto kohë do të ndodhë edhe më keq muajt e vitet e ardhshme dhe vendi nuk e mban dot më”- u shpreh ai.

Duke folur për situatën në vend ai thekson se nuk do të ketë zhvillime normale deri në largimin e qeverisë aktuale dhe ardhjen e një qeverisje tjetër.

“Kjo verë ka qenë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave por edhe për vazhdimin e skandaleve. Së pari bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, bashkëqeverisja me krimin që vërtetohet më së miri nga ajo që qytetarëve i ka sjellë një faqe interneti kurse gjithë kohën e tij e kalon më kriminelët. Ata kanë akses, e me ta ulet gju më gju”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ministrat e deputetët e maxhorancës gëzohen për skandalet e njeri-tjetrit.