12 grupet e Ligës së Europës

Nga Montekarlo, u hodh shorti i fazës së grupeve të Champions League, ku u mësua edhe ndarja e skuadrave që do të luftojnë për trofeun e dytë për nga rëndësia në kontinentin europian. Është vlerësuar me çmimin si “lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të Europa League”, sulmuesi francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, njëkohësisht edhe kampion bote gjatë verës me Francën e tij.

“Për mua është një nder, jam krenar, falënderoj trajnerin Simeone, çmimi është edhe për të, për shokët e mi e për tifozët. Më vjen keq që nuk jam aty, por jam i lumtur që e fitova këtë trofe. Shpresoj të ketë të tjerë pas këtij”. Kjo ishte deklarata përshëndetëse e sulmuesit francez në një video të transmetuar ajth ceremonisë në Montekarlo. Griezmann shënoi dygolësh në finalen që bardhekuqtë e fituan kundër Maseille.

Sa u përket grupeve, 36 skuadrat u ndanë në 12 të tilla me nga 4 ekipe, me goglat që i zbuloi ish-futbollisti Hernan Crespo, e ku spikasin grupi F, me Milanin që do të ndeshet me Olympiacosin, Betisin dhe Dudelangen, si dhe grupi H, ku Lazio do të luajë ndaj Marseille, Frankfurtit dhe Apollon Limasolin.

Qarabagu, skuadra e qytetit ku do të luhet edhe finalja e këtij sezoni të Europa League, e ku militon edhe ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Ansi Agolli, do të ndeshet në grup me Arsenalin, Sportingun e Lisbonës dhe Vorskla Poltavën. Ndërsa Chelsea do të luajë ndaj PAOK-ut të Selanikut, BATE Borisovit dhe Videotonin.

Grupet

Grupi A: Leverkusen, Ludogorets, Zurich, AEK Larnaca.
Grupi B: Salzburg, Celtic, Leipzig, Rosenborg.
Grupi C: Zenit, Kopenhagen, Bordeaux, Slavia Pragë.
Grupi D: Anderlecht, Fenerbahçe, D. Zagreb, Spartak Trnava.
Grupi E: Arsenal, Sporting Lisbonë, Qarabag, Vorskla Poltavë.
Grupi F: Olympiacos, Milan, Betis, Dudelange.
Grupi G: Villarreal, Rapid Vjenë, Spartak Moskë, G. Rangers.
Grupi H: Lazio, Marseille, Ein. Frankfurt, Apollon Limasol.
Grupi I: Besiktas, Genk, Malmo, Sarpsborg.
Grupi J: Sevilla, Krasnodar, Std. Liezh, Akhisar.
Grupi K: Dinamo Kiev, Astana, Rennes, Jablonec.
Grupi L: Chelsea, PAOK, BATE Borisov, Mol Vidi.