Sulmi ndaj gazetares, Vasili: Ditë e keqe për lirinë e gjithsecilit nga ne

Pas sulmit mbi banesën e babait të gazetares Klodian Lala ka ardhur reagimi i kreut të deputetëve të LSI-së , Petrit Vasili. Vasili shkruan se me Klodiana Lalën janë të gjithë shqiptarët, por jo kriminelët në pushtet dhe në rrugë.

“Ditë e keqe për lirinë e gjithsecilit nga ne, qeveria është e lumtur që dhuna kriminale ndaj medias është e hapur dhe e egër. Shqipëria dhe demokracia është goditur në zemër”, shkruan më tej Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Me Klodiana Lalën janë të gjithë shqiptarët,por jo kriminelët në pushtet dhe në rrugë.

Ditë e keqe për lirinë e gjithsecilit nga ne.
Klodiana Lala profesioniste me integritet e medias sulmohet.
Liria e medias gjendet nën atak frontal nga krimi i organizuar që tashme ka uzurpuar qeverinë.
Propaganda e pisët e qeverisë hesht.
Po pse duhet të flasë?
Qeveria është e lumtur që dhuna kriminale ndaj medias është e hapur dhe e egër.
Shqipëria dhe demokracia është goditur në zemër.
Klodiana Lala sot nuk është vetëm, me të jane bashkë të gjithë shqiptarët.