Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala, vjen reagimi i parë nga PD: Akt mafioz

Banesa e gazetares Klodiana Lala është sulmuar gjatë natës se kaluar me breshëri automatiku. E ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të rëndë vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike. Këshilltari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkruar se ky është një akt i mirëfilltë mafioz.

“Mesazhi është i qartë: Gazetarët profesionistë që nuk i blejmë dot me paratë e drogës, i sulmojmë me armët e krimit!”, shkruan më tej Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë

Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala është një akt i mirëfilltë mafioz. Mesazhi është i qartë: Gazetarët profesionistë që nuk i blejmë dot me paratë e drogës, i sulmojmë me armët e krimit!