Sulmi ndaj gazetares, Fuga: Klodiana falënderon qeverinë për gadishmërinë, Basha akuzon Ramën?!

Ngjarja e rëndë që ka tronditur botën e medias shqiptare, ku familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar me breshëri automatiku po kthehet në “mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës, ku secila palë fajëson njëra-tjetrën për situatën e krimit në vend.

Por ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e selisë blu zbuloi se plumbat kanë goditur dhomën ku flejnë vajzat e gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe shkak ka qenë publikimi i lidhjeve të ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, reagimi i Kryeministrisë vjen nga Drejtori për Komunikimin në këtë institucion Endri Fuga.

Përmes një reagimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, Fuga vëren se vetë gazetarja ka shprehur falënderimet e saj për angazhimin e vetë ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për gjetjen e autorëve, ndërsa Basha akuzon Ramën.

“Klodiana Lala falenderon qeverine, policine dhe Ministrin e Brendshem per gatishmerine, Basha akuzon Ramen. Me nje fjale avazi vazhdon! Solidaritet i plote me Klodin dhe e gjithe vemendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulezim Basha eshte humbje kohe”- shprehet Endri Fuga.