Sulmi ndaj gazetares, Basha: Mesazh mafioz, kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmit me armë që u bë ndaj shtëpisë së gazetares së Neës24, Klodiana Lala, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Bashës, mesazhi ishte i qartë: Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.

“Sot u realizua dhe ajo pjesë e vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala, është tronditur nga plumbat. Mesazhi është i qartë, kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.

Shpreh mbështetjen time dhe PD për Klodiana Lalën, familjen e saj, për çdo gazetar të pablerë ndaj kësaj qeverie që bashkëpunon me krimin.

Kemi vetëm një rrugë për të fituar betejën, duhet të qëndrojmë, duhet të fitojmë. Ne ja kemi dalë të alargojmë nga parlamenti disa dhjetëra kriminelë mëe të cilët Rama erdhi në pushtet, por fitorja s’është ende në anën e shoqërisë,” tha Basha