Spahiu: 8 pasojat nga mungesa e investimeve të huaja

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se Shqipëria renditet e fundit në rajon, për sa i takon investimeve të huaja në fabrika. Spahiu e sheh tek keqqeverisja këtë largim të investimeve dhe më saktë tek 4 faktorë.

”Ngarkesa fiskale më të rëndat në rajon. Çmimet më të larta të energjisë. Burrokraci pa fund të administratës. Mungesë totale të ndihmës nga shteti për investitori të rinj. Mungesë absolute të infrastrukturës së tramsportit (rrugor, detar apo hekurrudhor)”,-shkruan Spahiu.

Mungesa e investime ka edhe pasoja të rënda. Ja disa prej atyre që rendit deputeti i LSI-së. Papunësi, e cila shoqërohet me: Më pak të ardhura personale. Rënie e konsumit (kjo shoqërohet me rënie edhe të volumeve të fabrikave ekzistiese). Rritje të stresit dhe problemeve me shëndetin. Rritje të krimimalitetit. Rritje të rasteve të divorcit. Rënie e aftësisë profesionale. Ulje e të ardhurave në buxhet. Rritje ekonomike nën mundësitë reale që ka vendi. Fakte që i shohim çdo ditë të ndodhin”,-shton më tej, Përparim Spahiu në facebook.