Perez sulmin Interin: Donin ta blinin Modric falas, s’kisha parë kurrë …

“Lufta” mes Realit dhe Interit për Luka Modric vijon edhe pas përfundimit të merkatos. Zikaltrit provuan në të gjitha mënyrat për të siguruar kroatin, i cili vinte nga një Botëror i jashtëzakonshëm me Kroacinë.

Por, me sa duket, madrilenëve nuk u kanë pëlqyer aspak metodat me të cilat milanezët kanë kërkuar të nisnin negociatat e mundshme. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili ka sulmuar zikaltrit pas çmimit të marrë nga Modris, si lojtari më i mirë i vitit.

“Inter donte të merrte Modric pa e paguar. Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë”. Këto fjalë të numrit një të “Los Blancos” lënë të kuptohet se zikaltrit janë munduar ta marrin kroatin me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.