“Nuk ishte klubi i duhur”, Mane zbulon refuzimin që i bëri ekipit të madh anglez

Ylli i Liverpoolit, Sadio Me ka zbuluar se ka refuzuar Manchester United, për shkak se sipas tij, ai “nuk ishte klubi i duhur”. Louis van Gaal (trajner i United në atë kohë) kërkoi që të nënshkruante me senegalezin në verën e vitit 2015, por ish-lojtari i Southampton e refuzoi.

Sinqerisht, nuk më besohej,” shprehet Mane për Premier League Today Show.

“Manchester United më kërkonte, por për mua nuk ishte ekipi i duhur. Nuk ishte momenti i duhur, trajneri apo ndjesia e duhur.”

Si përfundim ai vendosi të pranonte ofertën e Jurgen Klopp te Liverpool.

Gjatë verës ai është përfolur për një transferim te Real Madrid, megjithëse gjithçka thuhet të jetë prishur kur Zinedine Zidane u largua nga Los Blancos.