Në Tiranë ka një mundësi tjetër për rinovimin e vizës

Ambasada Amerikane në Tiranë sqaron të gjithë të interesuarit për vizë se ekziston mënyra për rinovimin e saj, pa patur nevojë të presësh në radhë.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se kjo mënyrë është përmes postës.

“Mua dhe Kenny-t nuk na pëlqen të presim në radhë! A e dini se Ambasada e Shteteve të Bashkuara Tiranë ka një program për rinovimin e vizës me postë? Shikoni me kujdes për të parë nëse kualifikoheni. Nëse po, mos prisni në radhë dhe dërgoni aplikimin tuaj me postë”, thuhet në njoftim.