Modric përzgjidhet mesfushori më i mirë për sezonin 2017/18

Luka Modric është zgjedhur mesfushori më i mirë në Europë për sezonin 2017/18 nga UEFA.

Tre herë radhazi fitues i Champions League dhe finalist i Kupës së Botës 2018 ka marrë çmimin si mesfushorin më i mirë, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të fazës me grupe të Ligës së Kampioneve në Montekarlo.

Modric do të luajë edhe këtë sezon me Realin, pavarësisht ofertës së Interit gjatë verës.