Me 13 shtator plas sherri dhe përplasje fizike në parlament

Mazhoranca e do sherrin vetë. Nuk heq dorë nga prishja e Godinës historike te Teatrit. Në 13 shtator do të rifutet sërish në Kuvend ligji i kthyer mbrapsht nga Presideti Meta për Teatrin Kombëtar. Pra PS do ta rrëzojë dekretin duke i hapur udhë prishjes me fadroma të godinës historike të Teatrit. Por këtë herë, pikërisht me 13 shtator, opozita është përgatitur që me turma të rrethohet parlamenti. Rreziku mbetet realitet se mundet populli të hyjë në sallën e Kuvendit. Kryeministri Rama insiston që godinën e re të Teatrit ta ndërtojë firma private Fusha shpk e jo shteti dhe si këmbim i jep firmës mijëra metra katror, tokë e cila është pronë e Teatrit, pra e shtetit. Opozita këtë e kundërshton, pasi thotë se ky është pazar që Edi Rama të marrë mbi 200 milionë euro fitime, sepse Fusha shpk do ndërtojë 6 kulla të mëdha biznesi. PD dhe LSI kërkojnë që në tokën e Teatrit Kombëtar të mos ndërtohet asnjë kullë private biznesi, por shteti të financojë një godinë të re teatri.

Ndërkohë nga kalendari i punimeve të Kuvendit, duket se Edi Rama nuk heq dorë, duke e çuar popullin në përplasje të dhunshme, sepse opozita dhe artistët do ta bllokojnë në sallë e jashtë salle të parlamentit. Rreziku është se përplasja atë ditë do jetë fatale për vendin, për arësye se opozita dhe populli mund të hyjnë sëbashku në Kuvend.

Ja kalendari për sesionin e ri të Parlamentit:

Image