Luana Vjollca surprizohet në orën 3 të natës

Luana Vjollca ka treguar herë pas here se ka një shumëllojshmëri fansash që e mbështesin. Shpesh ajo në profilin e saj në Instagram poston dhurata të personalizuara nga ndjekësit e saj.

Herë pas herë, ndonjëri prej tyre e surprizon jashtë mase duke i mbushur shtëpinë me tufa me lule. Mirëpo surpriza e fundit e ka lënë vërtet pa fjalë moderatoren.

“Zgjohem në tetë të mëngjesit, mbaroj takimet, shkoj në Top Channel, punoj me orë mbi emisionin e ri…Nisem për Kosovë. Punoj dhe regjistroj tre këngë të reja në studio. Kjo është pak a shumë dita ime sot. E ndava me ju këtë sepse tani në tre të mëngjesit mbërrij në shtëpi dhe gjej tek dera këtë…,”- shkruan Luana duke vazhduar të tregojë dhuratën në postimin tjetër.

Bëhet fjalë për një unazë me gurë të çmuar dhe një dedikim mjaft emocionues. Një nga fanset më të zjarrta të Vjollcës kishte zgjedhur t’i bënte këtë dhuratë fantastike.

“Sot nuk është ditëlindja jote, por dua të të uroj e para. Festofsh edhe plot të tjera, drita ime, lumturia ime. Dashuria, shëndeti dhe suksesi qofshin gjithmonë me ty. Shpresoj të të pëlqejë dhurata ime e vogël,”- shkruante fansja në letrën e saj.