Klopp: Nëse mendon për grupin, atëherë je i eliminuar

Liverpooli është shortuar në një grup shumë të vështirë ndaj PSG dhe Napolit, teksa trajneri Jurgen Klopp nuk e ka fshehur faktin se e priste që “goglat” të rezervonin edhe surpriza të hidhura.

“Është si është, nuk ka problem. Liga e Kampionëve është gara më e madhe për klube në botë. Ne nuk mund të presim grup të lehtë”. Kur ke një grup me PSG dhe Napolin, absolutisht dy ekipe të mrekullueshme, atëherë nuk dëshiron ta kesh Liverpoolin si ekip të tretë. Nëse mendon për grupin, atëherë je i eliminuar.

Nëse mendon se është vështirë, je i eliminuar. Ne nuk mendojmë asnjë prej tyre. Ne luajmë ndeshjet dhe do të jemi konkurrues. Sezoni i kaluar është sezon i kaluar dhe ne duam kualifikimin tutje. Do të jetë vështirë, por duam të shkojmë tutje. Le të fillojmë punën për këtë”, u shpreh strategu i Liverpoolit.