Ilir Meta në Majën e Jezercës, te e Bukura e Qiellit në 2696 metra lartësi

Ilir Meta poston një video të dytë nga Maja e Jezercës, maja me lartë në vend.
Ai shkruan:

Të dashur miq! 
Ju përshëndes nga E Bukura e Qiellit nga Maja e Jezercës 2696 m mbi nivelin e detit. Pas një ngjitje malore prej 17 km nga lugina e Valbonës arritëm te kryemaja e Alpeve tona, maja e Jezercës atje ku ke çdo majë në pëllëmbë të dorës e sidomos 3 luginat me përrallore të Valbonës, Gucisë e Thethit. Nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që mund ta pasqyrojë të plotë e reale këtë mrekulli. Sepse maja e Jezercës është E Bukura e Qiellit!